DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR PRODA PRITI NË TAKIM ZYRTAR NJË DELEGACION TË LARTË TË MINISTRISË SË BRENDSHME TË REPUBLIKËS SË ITALISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Policia e Shtetit e Republikës së Shqipërisë dhe Policia Italiane kanë bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Nisin përgatitjet për fushatën ajrore të monitorimit për vitin 2025 kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi sot një takim me një Delegacion të Lartë të Ministrisë së Brendshme të Italisë, që kryesohej nga Komandanti i Repartit të Tretë të Operacioneve të Komandës së Përgjithshme të Guardia di Finanza, Gjeneral Brigade Luixhi Vinçiguerra (Luigi Vinciguerra), Drejtori i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë, Gjeneral Brigade Xhanpiero Iani (Giampiero Ianni), Eksperti i Sigurisë pranë Ambasadës Italiane në Tiranë, Salvatore Gava, përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse Interforze në Shqipëri, z. Ferdinando ruko (Rucco), Komandanti i Guardia di Finanza në Durrës, Nënkolonel Françesko (Francesco) Della Corte, Eksperti i Guardia di Finanza, Nënkolonel Xhiampiero Karrieri (Giampiero Carrieri) dhe përfaqësues të Konsorciumit Universitar Benecon.
Takimi kishte në fokus koordinimin për fushatën e monitorimit ajror të territorit për vitin 2025, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
U diskutuan masat konkrete për intensifikimin e veprimeve parandaluese dhe përdorimin e teknologjive të avancuara të mbikëqyrjes.
Drejtori i Përgjithshëm vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet italiane dhe theksoi se lufta kundër kultivimit të kanabisit mbetet një prioritet absolut.
“Monitorimi ajror, inteligjenca policore dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë çelësi i suksesit të përbashkët”, deklaroi drejtori Proda.
Gjenerali Vinçiguerra (Vinciguerra) vlerësoi përkushtimin e Policisë së Shtetit dhe theksoi se rezultatet e deritanishme janë fryt i një partneriteti të fortë.
Ai siguroi se Policia Italiane dhe Guardia di Finanza do të vijojnë mbështetjen me burime teknike dhe ekspertizë për rritjen e efektivitetit të kontrollit të territorit.
Më pas, delegacioni italian, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, inaguruan laboratorin për përpunimin e të dhënave të monitorimit ajror, i cili është ngritur nga Guardia di Finanza në ambientet e Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të forcuar më tej operacionet parandaluese dhe për të goditur çdo tentativë për kultivim të bimëve narkotike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments