DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ILIR PRODA DREJTOI MESAZH PËR D.V.P DURRËS DHE PËR D.F.P.O NË D.P.K PËR FINALIZIMIN E OPERACIONIT TË KODUAR “ENIGMA”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i Republikës së Shqipërisë, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtoi një mesazh falënderues për strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, për finalizimin e operacionit të koduar “Enigma”.
Mesazhi i tij | Të nderuar kolegë, drejtues dhe efektivë të DVP Durrës dhe të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale.
Organizimi dhe finalizimi me sukses i një operacioni me shkallë të lartë rrezikshmërie për kapjen e disa personave në kërkim për krime kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, të cilët qarkullonin me armë zjarri, me fishekë në fole, gati për qitje, dhe përballja me këtë rrezik me vendosmëri dhe profesionalizëm, është tregues i nivelit të lartë të përgatitjes dhe përkushtimit tuaj.
Ju shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim më të lartë për kurajën e treguar gjatë zhvillimit të operacionit të koduar “Enigma”, operacion me impakt të lartë te qytetarët dhe një rast pozitiv për rritjen akoma më shumë të besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit.
Mbështes dhe inkurajoj të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit që të vijojnë me përkushtim çdo veprim që synon parandalimin dhe goditjen e krimit, në të gjithë territorin e vendit. Jemi së bashku në betejat e përditshme për ndërtimin e një shoqërie më të sigurt për të gjithë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit; Drejtues Madhor Ilir Proda.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments