top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DISA NGJARJE TË SHËNUAR BOTËRORE TË NDODHURA MË 13 GUSHT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 13, 2023
  • 3 min read

“Calutron Girls” duke monitoruar një spektrometër masiv gjatë Projektit Manhattan. Gladys Owens, në plan të parë, nuk e dinte se me çfarë ishte përfshirë derisa e pa këtë foto në një turne pesëdhjetë vjet më vonë.

Tiranë, Shqipëri | 503: Shën Gjoni I fillon mbretërimin e tij si Papë katolik. 1099: Raniero zgjidhet si Papa Pashka II. 1326: Figura fetare neopagane Aradia de Toscano e inicuar në një kult të magjisë dianike, vazhdon me traditën e themelimit të Stregheria (sipas shkrimtarit Wicca Raven Grimassi). 1516: Nënshkruhet Traktati i Noyonit midis Francës dhe Spanjës. Françesku njeh pretendimin e Karlit ndaj Napolit dhe Karli njeh pretendimin e Françeskut ndaj Milanit. 1521: Pushtuesit spanjollë nën drejtimin e Hrenan Kortezit (Hernan Cortes) kapën perandorin Aztek Cuauhtemoc në Tenochtitlan duke shënuar fundin e Perandorisë Azteke. 1536: Murgjit budistë nga Tempulli Enryaku i Kiotos i vunë zjarrin 21 tempujve të Nichiren në të gjithë Kioton në trazirat Tenbun Hokke. 1578: Duka Frans i Anzhu njihet si mbrojtës i Holandës. 1642: Astronomi holandez Kristian Huigens (Christian Huygens) zbuloi kapelën polare jugore të Marsit. 1645: Suedia dhe Danimarka nënshkruajnë Paqen e Brömsebro. 1740: Greva urie në Roterdam. 1784: Parlamenti britanik pranoi Aktin e Kompanisë së Indisë Lindore 1784, duke e sjellë sundimin e Kompanisë së Indisë Lindore në Indi nën kontrollin e Qeverisë Britanike. 1788: Prusia bashkohet me aleancën anglo-holandeze për të formuar Aleancën e Trefishtë, për të parandaluar përhapjen e Luftës Ruso-Suedeze të 1788-90. 1799: Flota britanike nën Lord Seymour përmbys Surinamin. 1814: Traktati Anglo-Hollandez: Kepi i Shpresës së Mirë iu dorëzua zyrtarisht britanikëve dhe transportimi i skllevërve u ndalua. 1852: Avullorja “Atlantic” që kaloi liqenin Erie nga Buffalo në Detroit përplaset me një varkë peshkimi, fundoset me 250 udhëtarë në bord. 1868: Tërmetet vrasin 25000 njerëz, dhe shkaktojnë dëme 300 milionë dollarë në Peru dhe Ekuador. 1889: Uilliëm Grei (William Gray) nga Hartford-i, Kënektikat (Connecticut) patentoi telefonin me monedhë. 1892: Gazeta e zezë amerikane “Afro-American” fillon të botohet në Belltimorë (Baltimore). 1937: Lufta e Dytë Kino-Japoneze: Forcat japoneze fillojnë Betejën e Shangait, një konflikt që do të zgjasë 3 muaj dhe do të përfshijë 1 milion trupa. 1942: “Projekti Manhatan”, filloi nën drejtimin e gjeneralit amerikan Lezli Grouvs (Leslie Groves), me qëllim prodhimin e një bombë atomike. 1946: Britania i kthen emigrantët e paligjshëm të nisur për në Palestinë në Qipro. 1951: Britania e Madhe dhe Iraku nënshkruajnë kontratë të re nafte. 1953: 4-5 milionë francezë hyjnë në grevë kundër ekonomizimeve. 1959: Sateliti ushtarak amerikan Diskavër 5 (Discoverer 5) lëshohet në orbitën polare. 1960: Republika e Afrikës Qendrore dhe Çadi shpallin pavarësinë nga Franca. 1960: Ish-Bashkimi Sovjetik tërheq këshilltarët nga Kina. 1961: Fillon ndërtimi i Murit të Berlinit në Gjermaninë Lindore. 1963: Agjentët e Doganës së SHBA konfiskojnë 21 monedha ari nga Muzeu Witte, San Antonio, Teksas. 1970: Bombat e pamfleteve që shpërndajnë fletëpalosje propagandistike revolucionare të Kongresit Kombëtar Afrikan shpërthejnë në Keip Taun (Cape Town), në Johanesburg, Durban dhe Port Elizabeth, Afrika e Jugut. 1984: Maroku dhe Libia nënshkruajnë traktatin “Bashkimi Arabo-Afrikan”. 1985: Ushtarët e Forcave të Mbrojtjes së Afrikës së Jugut, duke udhëtuar në një kolonë prej më shumë se dhjetë automjetesh të blinduara, rrethuan shkollën e mesme Thaba-Juluba në Soweto dhe arrestuan 200 studentë gjatë një shtypjeje të bojkotit të shkollave. 1993: Gjykata e Apelit e SHBA vendos që Kongresi duhet të ruajë të gjithë komunikimin elektronik me e-mail. 2004: 156 refugjatë tuci kongolezë u masakruan në kampin e refugjatëve Gatumba në Burundi. 2004: U hapën Lojërat Olimpike të 28-të në Athinë, Greqi. 2015: 76 njerëz vriten dhe 212 u plagosën nga një kamion bombë e ISIL në Bagdad, Irak. 2020: Izraeli arrin marrëveshje historike me Emiratet e Bashkuara Arabe për të normalizuar marrëdhëniet, Izraeli pezullon planet për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar. Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page