top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DISA NGA NGJARJET POLITIKO-INSTITUCIONALE QË DO TË NDODHIN SOT NË MBARË PLANETIN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 25, 2023
  • 1 min read

ree

Tiranë, Shqipëri | Po paraqesim një përmbledhje të shkurtër, të disa prej ngjarjeve me natyrë politiko-institucionale, që pritet të ndodhin sot, në mbarë planetin. 1- Në Bruksel të Belgjikës pritet të mbahet takimi i ministrave të Bujqësisë dhe Peshkimit të Bashkimit europian. 2- Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmut Abas pritet të zhvillojë sot një vizitë në Ankara, të Turqisë. 3- Në Delemont të Zvicrës pritet të mbahet Takimi i 24-të Botëror i Miqve të 2CV. 4- Në Jorkun e Ri, të Amerikës, pritet që të zhvillohet Mbledhja e Këshillit të Sigurimit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Afrikën Perëndimore. 5- Në metropolin e Meksikos, në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, pritet të publikohet raporti i komisionit të ekspertëve, në lidhje me çështjen e zhdukjes së 43 studentëve, ngjarje kriminale e ndodhur në vitin 2014. 6- Kryeministri australian, Entëni Ëllbeneze (Anthony Albanese), pritet të zhvillojë një vizitë në Uellington, të Zelandës së Re. 7- Në Jorkun e Ri, në Amerikë, nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s, do të zhvillohet një ankand, me qëllim shitjen e unazës së këngëtarit me ngjyë Tupak Shakur (Tupac Shakur). © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox.

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page