DEPARTAMENTI I LUFTËS DHE KOMANDA QENDRORE E USHTRISË AMERIKANE PO PUNOJNË PËR GRUSHT SHTETI NË IRAN (SI OPSION PËRFSHIHET PUSHTIMIMI I ISHULLIT LARAK NGA I CILI KONTROLLOHET NGUSHTICA E HORMUZIT).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read
Jeruzalem, Izrael | “Departamenti i Luftës (Pentagoni) dhe Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (Centcom) po punojnë mbi plane ushtarake për një goditje përfundimtare kundër Iranit, e cila, mund të përfshijë përdorimin e forcave tokësore dhe një seri bombardimesh masive”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Channel 12” - duke cituar dy zyrtarë të lartë amerikanë.
Një përshkallëzim ushtarak shihet si i mundshëm nëse nuk ka përparim në bisedimet diplomatike.
Ndër opsionet për një goditje përfundimtare, përveç pushtimit të ishullit Kharg, qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit, është edhe pushtimi i ishullit Larak, nga ku Teherani ushtron kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit.
Ky pozicion strategjik përfshin bunkerë, armë sulmuese të afta për të shpërthyer anije dhe tankera, si dhe radarë që monitorojnë lëvizjet në Ngushticën e Hormuzit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments