IRANI KA VENDOSUR RRETH NJË DUZINË MINASH NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | “Irani ka vendosur rreth një duzinë minash në Ngushticën e Hormuzit, një veprim që ka të ngjarë të ndërlikojë rihapjen e ngushticës”.
Kështu raportoi agjencia kandeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) - duke cituar dy burime të njohura me çështjen.
Një burim tha se vendndodhja e shumicës së minave dihet, por nuk pranoi të shpjegonte se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmend t'i trajtojnë ato.
“Aktiviteti i vendosjes së minave nuk është ende i përhapur”, thanë burime të tjera për entin mediatik amerikan “CNN” - duke shtuar se Teherani ende mban mbi 80-90% të anijeve të tij të vogla dhe minueseve, kështu që forcat e tij mund të vendosin lehtësisht qindra prej tyre.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se nuk i beson lajmet.
Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
“Ne shkatërruam pothuajse të gjitha anijet e tyre të minimit brenda një nate. Ne e çaktivizuam Marinën e tyre, Forcat e tyre Ajrore dhe të gjitha sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments