IRANI DEKLAROI SE NGUSHTICA E HORMUZIT ËSHTË E HAPUR DHE SE DO TË SYNOHEN VETËM ANIJET AMERIKANE DHE IZRAELITE POR NUK OFRON GARANCI SIGURIE PËR ANIJET E TË GJITHA VENDEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | “Ne e kontrollojmë Ngushticën e Hormuzit, por nuk do ta mbyllim atë dhe të gjitha anijet do të jenë në gjendje të kalojnë nëpër të.
Megjithatë, anijet amerikane dhe izraelite do të jenë në shënjestër të forcave të armatosura iraniane”.
Kështu tha zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane, Abolfazl Shekarçi (Shekarchi) - duke shtuar se Irani nuk mund të ofrojë asnjë garanci në lidhje me sigurinë e anijeve të të gjitha vendeve, dhe, nëse ato do të kalonin nëpër Ngushticë, do të ishin përgjegjëse për çdo incident për shkak të situatës së luftës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments