DEKLARATË E AMBASADËS SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS NË LIDHJE ME ZGJEDHJET E DATËS 14.05.2023
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 12, 2023
- 1 min read

Të dielën, qytetarët shqiptarë do të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike më themelore – të votojnë për udhëheqësit dhe të ardhmen e tyre. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u bën thirrje të gjitha partive politike, dhe institucioneve, që të sigurojnë që veprimtaritë zgjedhore të kryhen në përputhje me ligjin shqiptar, dhe me standardet ndërkombëtare. Autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë që zgjedhjet të jenë transparente, të lira dhe të sigurta. Ashtu si në procese të mëparshme, përfaqësues ndërkombëtarë, përfshirë nga ambasada e ShBA do të udhëtojnë përreth vendit si vëzhgues në zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Drejtuesit e partive patën detyrimin të propozojnë kandidatë të pastër, të denjë për të përfaqësuar popullin shqiptar dhe tani vendimi duhet të jetë në dorën e qytetarëve. Siç kemi bërë gjatë tre dhjetëvjeçarëve të shkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin vullnetin e popullit shqiptar për demokraci të fortë.

___.png)

























Comments