top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEKLARATAT E TERRORISTËVE TË HAMASIT AT E BIR: FILLIMISHT I PËRDHUNUAM E MË PAS I VRAMË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 23, 2024
  • 2 min read

Jeruzalem, Izrael | Dy terroristë të Hamasit, babë e bir, u zbuluan hetuesve izraelitë se si vranë dhe përdhunuan civilë të pafajshëm pasi morën pjesë në sulmin terrorist të 7 tetorit.

 

Z. Jamal Hussein Ahmad Radi, me msohë 47 vjeç, dhe djali i tij, Abdallah, me moshë 18 vjeç, u kapën nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) në Gaza dhe u morën në pyetje për mizoritë e kryera në një kibbuc pranë kufirit.

 

Në pamjet video të rrëfimit të tyre të siguruara nga MailOnline, burrat përshkruajnë në mënyrë rrëqethëse vrasjen e civilëve të pafajshëm në shtëpitë e tyre, rrëmbimin e të tjerëve dhe përdhunimin brutal të grave që gjetën dhe thonë se i qëlluan menjëherë pas kësaj.

 

Detajet e dhunës seksuale dhe vrasjeve të mëvonshme u shfaqën në javët pas sulmit që vrau më shumë se 1200 njerëz dhe shkaktoi hakmarrje nga forcat izraelite në Gaza.

 

Në pamjet e publikuara nga edicioni online i Daily Mail, dy anëtarët e Hamasit, të veshur me tuta gri dhe të lidhur me pranga, janë ulur para një flamuri izraelit ndërsa po merren në pyetje nga një anëtar arabishtfolës i shërbimit të sigurisë Shin Bet në një vend sekret.

 

Radi, baba i shtatë fëmijëve dhe anëtar i shërbimit të sigurimit të Hamasit, i cili u kap në mars në Gaza, përshkruan se si ai, djali i tij dhe terroristë të tjerë sulmuan kibutin Nir Oz.

 

Pa asnjë shenjë të dukshme pendimi - vë në dukje enti mediatik britanik Daily Mail - ata shprehen: “Në çdo shtëpi ku kemi gjetur dikë, e kemi vrarë apo rrëmbyer.

 

I yshtur më tej ai shton: “Në shtëpinë e parë gjeta një grua dhe burrin e saj, i qëlluam dhe i vramë... ishin rreth 40 vjeç.

 

Më pas ai rrëfen se ka përdhunuar një grua dhe shprehet: “Ajo po bërtiste, po qante, unë bëra atë që bëra, e përdhunova.

 

E kërcënova me armën time që t’i hiqte rrobat, mbaj mend që kishte veshur pantallona të shkurtra xhinse, kjo është e gjitha.

 

Nuk e di se çfarë ka ndodhur me të, kam qenë aty për një çerek ore dhe pastaj jam larguar.

 

Por sipas djalit të tij Abdallah, babai i tij e vrau gruan, siç u tha hetuesve: “Babai im e përdhunoi, më pas e bëra unë dhe më pas kushëriri im dhe më pas u larguam, por babai im e vrau gruan pasi ne kishim mbaruar së përdhunuari.

 

Para kësaj gruaje ne kishim përdhunuar edhe një vajzë tjetër, unë vrava dy persona, përdhunova dy persona dhe hyra në pesë shtëpi”, tha ai.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page