DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): BASHKIMI EUROPIAN NA PËRFITON NË TREGTI DHE NE E MBROJMË ME NATO-n: DUHET TË PAGUAJË NJËSOJ SI NE PËR KIEVIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 13, 2024
- 2 min read
Jorku i Ri, Amerikë | “BE-ja na përfiton në tregti dhe ne i mbrojmë me NATO-n: duhet të paguajë njësoj si ne për Kievin”, tha z. Danlld Tramp (Donald Trump) gjatë një interviste me z. Illn Mask (Elon Musk), në rrjetin social virtual Iks (X), e cila zgjati më shumë se dy orë.
“E kisha paralajmëruar Vladimir Putinin të mos sulmonte Ukrainën”, përsëriti ish-presidenti amerikan, duke nënvizuar se nëse do të kishte qenë në Shtëpinë e Bardhë, pushtimi i Moskës nuk do të ishte filluar dhe Izraeli nuk do të ishte sulmuar.
Z. Tramp (Trump) më pas nxori sërish idenë e një Kupole të Hekurt për Shtetet e Bashkuara.
Trump më pas përsëriti: “Ne rrezikojmë Luftën e Tretë Botërore”.
Z. Mask (Musk) u pajtua me fjalë e tij.
“Unë mendoj se njerëzit e nënvlerësojnë rrezikun”, tha miliarderi.
“Duhet të fitoni zgjedhjet në SHBA për të mirën e vendit”, i tha z. Mask (Musk) z. Tramp (Trumpit), duke e cilësuar znj. Këmellë Heris (Kamala Harris) si jo një të moderuar, por një të majtë.
Manjati tha se ishte dakord me të.
“Ajo është një radikale nga Shën Françesku (San Francisko), ajo është më e majtë se Berni Sendërs (Bernie Sanders): ajo do të jetë më e keqe se Zhëu Baidn (Joe Biden). Unë nuk jam një fans i Baidenit, i cili është presidenti më i keq në histori, por ajo që ata i bënë atij ishte një grusht shteti”, tha z. Tramp (Trump) për tërheqjen e z. Baidn (Biden) nga gara për Shtëpinë e Bardhë.
Në muajin tetor do të kthehem në Batllër (Butler), Pensilvani, njoftoi manjati, duke iu referuar vendit të sulmit të dështuar kundër tij.
“Vendet e tjera i marrin të gjithë njerëzit e këqij dhe i dërgojnë në vendin tonë. Nëse demokratët fitojnë, do të mbërrijnë 50-60 milion njerëz nga e gjithë bota deportimi më i madh i historisë sonë”, tha z. tramp (Trump).
Manjati më pas deklaroi se synon të mbyllë Ministrinë e Arsimit, për ta deleguar atë tek shtetet individuale amerikane.
“Jo të gjithë do të bëjnë mirë, por jam i sigurt që të paktën 35 do të bëjnë një punë të shkëlqyer”.
Z. Mask (Musk) i propozoi ish-presidentit amerikan një komision për shpenzimet amerikane dhe tha se do të ishte i lumtur ta ndihmonte.
Miliarderi i kujtoi z. Tramp (Trump) se kishte marrë një letër nga Brukseli para intervistës.
“Ka përpjekje për censurë nga vende të tjera”, theksoi z. Mask (Musk).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments