CËRRIK | U ARRESTUAN KLEVIS MALIQI DHE XHULIAN SULMINA; HAJDUTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 13
- 2 min read

Cërrik, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Klevis Maliqi, me moshë 31 vjeç.
2- Z. Xhulian Sulmina, me moshë 35 vjeç.
Njoftim | Cërrik.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, goditen 2 raste të vjedhjes së pronës.
Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimeve për dy raste të vjedhjes, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.
Në pranga u vunë shtetasit:
- Xh. S., 35 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar më parë për vjedhje.
35-vjeçari dyshohet se, gjatë një periudhe rreth 2-javore, ka vjedhur produkte me vlerë rreth 100 000 lekë të rinj, në një supermarket, në qytetin e Cërrikut.
- K. M., 31 vjeç, banues në Cërrik.
31-vjeçari ,dyshohet se më datë 12.09.2025, i ka vjedhur celularin shtetasit A. H., 62 vjeç.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për identifikimin e rasteve të tjera të vjedhjes që mund të kenë kryer.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments