top of page
E BARDHË SHIRIT.png

CËRRIK | LEONIDHA DERVISHI NGA BELSHI U ARRESTUA; VJEDHJE AUTOMJETI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 21
  • 1 min read
ree

Cërrik, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Leonidha Dervishi, me moshë 49 vjeç, nga Belshi.


Njoftim | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi, se në Belsh, i kishin vjedhur automjetin që ai e kishte marrë me qira, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes së automjetit, shtetasit L. D., 49 vjeç, banues në Belsh.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale "vjedhja", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page