COP28 | IRANI LARGOHET NGA SAMITI NË SHENJË PROTESTE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 1, 2023
- 1 min read

Dubai | Janë pothuajse 200 liderë botërorë që do të ngjiten në skenë në COP28, sot, të premten, 1 dhjetor 2023, dhe nesër.
Gjatë fjalimit të tij, kryeministri indian Modi ofroi organizimin e COP33 për klimën, i cili, do të mbahet në vitin 2028.
Në të kaluarën, COP8 u mbajt në Dehlin e Ri (New Delhi), në vitin 2002. “E gjithë bota po na shikon, Nëna Natyrë po na shikon të shikojmë në mënyrë që të mbrojmë të ardhmen e saj. Duhet të jemi të suksesshëm”, tha ai.
IRANI LARGOHET NGA COP28 NË SHENJË PROTESTE KUNDËR IZRAELIT.
Agjencia zyrtare Irna ka njoftuar se presidenti iranian Ebrahim Raissi nuk do të marrë pjesë në Konferencën e Klimës në Dubai, për të protestuar kundër pranisë në gjendje lufte, të atyre që janë përgjegjës për regjimin sionist.
Irani duhej të ishte përfaqësuar nga ministri i Energjisë, Ali Akbar Mehrabian, i cili, do të kishte ilustruar pozicionet e vendit, por ,me ardhjen e një delegacioni izraelit, përfaqësuesit iranianë braktisën bisedimet.
Këtë e bëri të ditur vetë z. Akbar Mehrabian, duke shpjeguar se iranianët e konsiderojnë praninë e Izraelit në COP28 në kundërshtim me objektivat dhe udhëzimet e konferencës, dhe në shenjë proteste, po largohen nga vendi i konferencës.
Presidenti izraelit Isaac Herzog pritet të përfitojë nga rasti, për të zhvilluar një sërë takimesh diplomatike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments