top of page
E BARDHË SHIRIT.png

CIA PARALAJMËROI SE PA NDIHMËN E AMERIKËS UKRAINA DO TA HUMBASË LUFTËN DERI NË FUND TË VITIT 2024.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 19, 2024
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Nëse Kongresi Federal i SHBA-së nuk miraton ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën sa më shpejt të jetë e mundur, vendi i sulmuar nga Rusia do ta humbasë luftën deri në fund të vitit 2024.

 

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) Uilliam Bërns (William Burns) ua këtë tha ligjvënësve amerikanë gjatë seancës dëgjimore parlamentare të mbajtur dje.

 

Sipas gazetës “Politico”, z. Bërns (Burns) u ka kërkuar deputetëve të Dhomës së Përfaqësuesve që të miratojnë pa vonesë të mëtejshme paketën e ndihmës ushtarake prej 60 miliardë dollarësh, e cila është bllokuar në Kongres që prej tetorit të kaluar, të cilën Dhoma e Përfaqësuesve pritet ta votojë nesër.

 

Sipas z. Bërns (Burns), me nxitjen që do të vinte nga ndihma ushtarake, si praktikisht ashtu edhe psikologjikisht, ukrainasit janë plotësisht të aftë të mbajnë në vitin 2024 dhe të shkatërrojnë vlerësimin arrogant të z. Putin se koha është në anën e tij.

 

Përndryshe, paralajmëroi drejtori i CIA-s, Rusia mund ta gjejë veten deri në fund të vitit në një pozicion që në thelb do të diktojë kushtet e një zgjidhjeje politike.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

Recent Posts

See All

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page