“C2” I GRU-së U INFILTRUA NË FOREIGN OFFICE | U PARAQIT NË BRITANI SI I PËRNDJEKUR NGA TALIBANËT: 6 VJET KISHTE JETUAR NË RUSI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 8, 2024
- 2 min read
Londër, Britani e Madhe | Një sagë e jashtëzakonshme spiunazhi me në qendër një refugjat nga Afganistani u botua nga gazeta Kohërat (The Times).
Ajo tregon se sa “lehtësisht mund të depërtojnë personazhe të tillë jo vetëm në radhët e qeverisjes, por edhe ato të shërbimeve sekrete.”
Subjekti, gjeneralitetet e të cilit nuk bëhen publike (ai përmendet me nofkën “C2”), kishte mashtruar autoritetet britanike të azilkërkimit, dhe kishte arritur të penetronte në strukturat e Foreign Office, duke i lejuar vehtes që të kishte qasje (akses) në sekretet e ushtrisë dhe inteligjencës britanike.
“C2” kishte arritur gjithashtu të takohej edhe me mbretin Karl III (Charles III) përpara se monarku të merrte fronin.
“Refugjati nga Afganistani, i cili, akuzohet për spiunazh për agjencinë e inteligjencës ushtarake të Rusisë, ka punuar edhe për MI6-ën, sipas një kumtimi të një gjykate britanike”, thuhet në shkrimin e detajuar të gazetës Kohërat (Times).
“C2” punoi me dy kryeministra dhe u takua me mbretin Karl III (Charles III) dhe me Princin Uilliam (William) gjatë vizitave në Afganistan, ndërsa punonte për qeverinë britanike, ndërsa përfundoi të merrte shtetësinë ruse dhe atë britanike.
Qytetaria (shtetësia) britanike subjektit “C2” iu hoq në vitin 2019.
Kjo pasi MI5-sa, u bind se ai ishte në fakt agjent i fshehtë GRU-së, agjencia ruse e inteligjencës ushtarake e akuzuar për orkestrimin e sulmit me agjent nervor në Sellisbëri (Salisbury), një përpjekje e dështuar kjo për helmimin e agjentit të dyfishtë ruso-britanik, Sergei Skripal.
“C2” mohon se është agjent, apo se përbën rrezik për sigurinë kombëtare të Britanisë së Madhë.
“C2” hyri në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2000, ku kërkoi azil politik, me pretendimin se përndiqej nga talibanët.
Ai deklaroi se në Britani kishte arritur duke u nisur nga Afganistani, kur krejt e kundërta kishte ndodhur. U zbulua se ai kishte qëndruar 6 vjet në Rusi, ku ishte stërvitur nga strukturat e GRU-së.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments