DENONCIMI PUBLIK: BKH I KA SEKUESTRUAR CELULARIN NERITAN NALLBATIT | DYSHOHET SE KA LIDHJE ME AGJENTURËN E KRIMIT ORDINER.
- Agjencia Telegrafike Vox
- May 20, 2024
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimeve (BKH) i kanë sekuestruar celularin z. Neritan Nallbati. (drejtues i strukturave të Policisë së Shtetit).
Ai dyshohet se ka lidhje të forta me agjenturën e krimit ordiner dhe njëkohësisht shfaqet edhe në transkriptimet e platformës së koduar “SkyECC”. Gjithashtu ai dyshohet se ka cenuar ekzekutimin e vendimeve gjyqësore, duke i dekonspiruar ato.
Akuzat ndaj tij u hodhën nga një avokat, i cili, foli publikisht në një ent mediatik.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit