top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BUXHETI RUS PËR PERIUDHËN 2027-2028 PËRBËN 38% TË SHPENZIMEVE USHTARAKE; NË VITIN 2021 ISHTE 24% | SHPENZIMET MË TË LARTA USHTARAKE QË NGA KOHA E BASHKIMIT SOVJETIK.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 30, 2025
  • 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Presidenti Vladimir Putin nënshkroi të premten ligjin për buxhetin federal rus për vitin 2026 dhe periudhën e planifikimit 2027-2028”.


Kështu raporton agjencia ruse e lajmeve “Tass”.


Lidhur me kostot e luftës kundër Ukrainës - mediat ukrainase duke cituar raportin e entit mediatik “Moscow Times” - qeveria ruse ka ndarë 12.93 trilionë rubla (166.8 miliardë dollarë) për blerjet ushtarake dhe të armëve, ekuivalente me gati 30% të të gjithë buxhetit.


Këto do të ishin shpenzimet më të larta ushtarake që nga koha e Bashkimit Sovjetik.


Shpenzimet totale për forcat ushtarake dhe të sigurisë do të arrijnë në 38% të buxhetit. Në krahasim, në vitin 2021, kjo shifër ishte 24%.


Buxheti përfshin gjithashtu 3.91 trilionë rubla për të ashtuquajturën siguri kombëtare.


Këto fonde janë të destinuara për të financuar Ministrinë e Brendshme, Gardën Kombëtare Ruse, shërbimet speciale dhe sistemin e burgjeve, të cilat, janë gjithashtu të përfshira në luftën kundër Ukrainës.


Shpenzimet totale për forcat ushtarake dhe të sigurisë do të arrijnë në 16.84 trilionë rubla, ekuivalente me 38% të buxhetit.


Për krahasim, kjo shifër ishte 24% në vitin 2021.


Rritja e shpenzimeve ushtarake vjen në kurriz të një uljeje të shpenzimeve sociale dhe ekonomike.


Pjesa e shpenzimeve sociale ka rënë në 25%, niveli më i ulët në 20 vjet. Shpenzimet për mbështetje ekonomike kanë rënë në 10.9%.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page