BURGU I LEZHËS: I DËNUARI ALLUSH HYSA VDIQ | SHKAQET E VDEKJES NËN HETIM PENAL PARAPRAK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 25
- 1 min read

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën informacion se:
1- Z. Allush Hysa, me moshë 36 vjeç, u gjet i vdekur në ambientet e Institucionit të Ekzekutimeve Penale Lezhë.
Njoftim | Në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, mëngjesin e sotëm, më datë 25.06.2025, rreth orës 07:00, është konstatuar pa puls i dënuari Allush Hysa, i datëlindjes 12.09.1989.
I dënuari ndodhej në dhomën nr. 3, kati i parë, godina nr. 5 dhe vuante masën mjekësore “mjekim i detyruar”, që nga data 27.11.2021, në zbatim të vendimit gjyqësor.
Ai ishte i diagnostikuar me epilepsi, çrregullim të sjelljes dhe prapambetje mendore.
Referuar dosjes, Hysa ishte arrestuar më 23.01.2014 për veprën penale të “Plagosjes së rëndë”.
Menjëherë pas konstatimit të mungesës së shenjave jetësore, janë njoftuar SHKBSB, Prokuroria e Rrethit, komisariati i Policisë dhe familjarët.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllime familjes Hysa, njofton Drejtoria e Burgjeve.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments