top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BULQIZË | AUTOMJETI I GAZETARIT SAMI CURRI U KONSTATUA I DJEGUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 26
  • 2 min read
Z. Sami Curri në vendin e ngjarjes kriminale
Z. Sami Curri në vendin e ngjarjes kriminale

Bulqizë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:

1- Automjeti tip “Ford Fiesta”, i gazetarit Sami Curri, u dogj.


Ai drejton entin mediatik vendor “Bulqiza ime”.


Ai ka bashkëpunuar me entin mediatik “BIRN”, duke u fokusuar në monitorimin e pushtetve kushtetuese, mjedisit dhe ka trajtuar çështje që prekin interesat e ligjshme të qytetarisë vendore.


Njoftim | Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, pasi paraprakisht dyshohet për djegie të qëllimshme, thuhet shkurtimisht në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Deklaratë | “Së pari kjo gjë është e qëllimshme dhe është totalisht me synimin për të sjellë një mesazh tek unë për punën që bëj.


U them atyre që e kanë bërë këtë veprim se as nuk do të më kërcënojnë dot dhe as nuk do të më frikësojnë, sepse për mua gazetaria është një mision që i shërben interesit publik dhe kjo gjë do të vazhdojë me çdo çmim.


Një nga çmimet, mesa duket, ishte edhe ky.


Unë kam 10 vjet që punoj si gazetar.


Puna ime është e fokusuar në qarkun e Dibrës, kryesisht në mbulimin e çështjeve që lidhen me prokurimet publike, me pushtetin vendor dhe me çështjet e drejtësisë.


Kjo ishte për të më dhënë mesazhin që kjo ishte e para dhe që raste të tilla mund të vazhdojnë edhe më tej.


A më intimidon kjo? Absolutisht që jo. Nuk më ndal dot.


Kërcënimet në punën e gazetarit janë të përditshme.


Duhet t’i marrim parasysh, sepse puna jonë prek interesat e njerëzve që kanë pushtet dhe që abuzojnë me fondet publike, dhe patjetër që kërcënohesh.


Makina ishte e parkuar poshtë pallatit ku jetoj me nënën time. Fatmirësisht nuk pati dëme te makinat e tjera të parkuara pranë.


Shpresoj që organet e drejtësisë të bëjnë punën e tyre për zbardhjen e ngjarjes, por nuk besoj se ngjarja do të zbardhet. është një ndjesi e brendshme që e kam krijuar nga puna ime e përditshme.


Megjithatë shpresoj shumë që të ketë hetime cilësore, që edhe kolegët e tjerë të ndihen të motivuar në punën e tyre.


Nuk mund të them që kam dikë të dyshuar, pasi ngjarja sapo ka ndodhur dhe nuk dua të bëj gabime për shkak të tensionit.


Shpresoj që hetimet të jenë cilësore, në mënyrë që komuniteti i gazetarëve të mos ndihet i cenuar apo i kërcënuar në punën e tyre”, tha gazetari Curri në një prononcim mediatik.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page