top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BULQIZË | DRITAN TANÇI U ARRESTUA; ISHTE I SHPALLUR NË KËRKIM POLICOR PËR 4 VEPRA PENALE NË FSHATIN FSHAT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 11
  • 1 min read

Bulqizë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Dritan Tançi, me moshë 28 vjeç.


Njoftim | Bulqizë.


Kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar, i cili 1 vit më parë, pas një konflikti dhunoi fizikisht një 51-vjeçar nga Bulqiza, i ka marrë automjetin dhe më pas e ka dëmtuar atë.


Në kuadër të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kapën dhe ndaluan shtetasin:


D.T., 28 vjeç, banues në Bulqizë,

i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.


Ky shtetas, në muajin shkurt 2025, pranë rrethrrotullimit të fshatit Fshat, ka dhunuar fizikisht shtetasin I.A., 51 vjeç, i ka marrë automjetin dhe e ka dëmtuar.


Gjithashtu, Gjykata e Dibrës ka vendosur ndaj 28-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat e lartpërmendura.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedural, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page