BULLGARI | POPULLI PROTESTUES I THEU KËMBËT E KARRIGES QEVERISË; KRYEMINISTRI ROSEN ZHELIAZKOV DHA DORËHEQJE PËR SHKAK TË KORRUPSIONIT DHE TË AKUZAVE SE QEVERIA BASHKËPUNONTE ME MAFIEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Sofje, Bullgari | Kryeministri i Bullgarisë ka njoftuar dorëheqjen e qeverisë së tij pas më pak se një viti në detyrë, pas një sërë protestash kundër korrupsionit.
“Qeveria po jep dorëheqjen sot”, u tha kryeministri bullgar Rossen Zheliazkov (Zhelyazkov), gazetarëve - pas një takimi me udhëheqësit e partive në pushtet.
Protestat kundër qeverisë, e akuzuar për korrupsion dhe bashkëpunim me qarqet mafioze, janë intensifikuar kohët e fundit në Bullgari.
Demonstrata masive u mbajtën në Sofje dhe disa qytete të tjera, më e fundit u zhvillua mbrëmë në kryeqytet, me dhjetëra mijëra njerëz që morën pjesë.
Kryeminsitri Zheliazkov (Zhelyazkov), anëtar i partisë së qendrës së djathtë GERB, e cila, formoi qeverinë e saj më 16 janar në koalicion me Socialistët (BSP) dhe populistin Ka një Popull Si Ky (ITN), do të përballej sot me votën e tij të gjashtë të mosbesimit në parlament, duke përmendur dështimet e tij në politikat ekonomike.
Lëvizja e kryeministrit i parapriu votimit.
Qeverisë së tij i mungonte shumica në parlament, por kishte mbështetjen e pakushtëzuar të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri - Fillimi i Ri (DPS-NN), një nga dy fraksionet e pakicës turke, të udhëhequr nga z. Delian Peeevski, një figurë qendrore dhe kontraverse në politikën bullgare, i akuzuar për vite me radhë si simbol i korrupsionit kombëtar.
“Siç e kemi deklaruar disa herë, ne e njohim zërin e popullit që kërkon dorëheqjen e qeverisë.
Të rinj dhe të vjetër, njerëz të feve të ndryshme, votuan në rrugë për dorëheqjen tonë, kështu që kjo energji popullore duhet të inkurajohet”, tha Kryeministri Zheliazkov (Zhelyazkov).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)
















































Comments