ANTALIA; TURQI (TÜRKIYE) | MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË FERIT HOXHA ZHVILLOI TAKIM ME HOMOLOGUN PORTUGEZ PAULO RANGEL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Antalia, Turqi (Türkiye) | “Rikonfirmuam miqësinë e fortë dhe të qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Portugalisë, si edhe u dakordësuam mbi nevojën e intensifikimit të dialogut politik.
Gjithashtu, diskutuam mundësitë për të thelluar më tej bashkëpunimin në tregti, turizëm, arsim dhe kulturë.
Shpreha mirënjohjen e sinqertë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Portugalisë në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE, ndërsa vijojmë të avancojmë me hapa konkrete në procesin e negociatave”.
Kështu shkroi Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, në lidhje me takimin me homologun portugez, Paulo Rangel.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments