top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRICS: SAMITI I GRUPIT VAZHDON NË KAZAN KU KËRKOHET THELLIMI I BASHKËPUNIMIT NË INTERES TË NDËRSJELLË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 23, 2024
  • 3 min read

Kazan, Federata Ruse | BRICS janë të bashkuar dhe thellojnë bashkëpunimin e tyre në emër të interesit të përbashkët.

 

Kjo është ajo që doli gjatë ditës së dytë të samitit të BRICS në Kazan të Rusisë, në fund të të cilit vendet anëtare miratuan deklaratën përfundimtare.

 

Në qendër të takimeve, të cilat u zhvilluan në format dypalësh dhe shumëpalësh, tema ishte ajo e bashkëpunimit - edhe në sferën financiare dhe ekonomike - dhe forcimit dhe zgjerimit të mëtejshëm të organizatës.

 

Duke hapur takimin e parë në margjinat e samitit, presidenti rus, Vladimir Putin, nënvizoi unitetin e grupit ndaj parimeve të barazisë dhe fqinjësisë së mirë dhe nevojën për të mbajtur të patundur interesat reciproke të shumicës globale, ndërsa ajo është duke u zhvilluar si një proces i formimit të një bote multipolare.

 

Dita e dytë e samitit do të fokusohet gjithashtu në çështjet që lidhen me shkëmbimet tregtare në grup.

 

Në fakt, për të zhvilluar më tej bashkëpunimin, Moska ka propozuar krijimin e një platforme të pavarur investimi, duke nisur një shkëmbim drithërash dhe një platformë kushtuar tregut të metaleve të çmuara dhe diamanteve.

 

Dollari nuk mund të përdoret si një armë shantazhi”, tha presidentja e Bankës së Re për Zhvillim BRICS, Dilma Rousseff.

 

Një deklaratë e ndarë nga presidenti Putin, sipas të cilit, Rusia nuk do të braktisë dollarin por do të detyrohet të kërkojë alternativa.

 

Dhe sa i përket agjendës politike ndërkombëtare, vendet e grupit kanë thënë se janë të gatshme të ndërmjetësojnë për një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë.

 

Është e nevojshme të parandalohet përhapja e krizës ukrainase, si dhe përkeqësimi i tensioneve”, nënvizoi presidenti kinez, Shi Xhinping (Xi Jinping), i cili, tha se ishte i gatshëm të mbështeste procesin e zgjerimit të grupit, duke përmirësuar përfaqësimin dhe zërin e vendeve në zhvillim në qeverisjen globale.

 

Dhe për të konfirmuar nevojën për të luftuar për marrëdhënie më pak asimetrike midis vendeve të grupit ishte edhe presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili, foli në samit nëpërmjet video-konferencës dhe këmbënguli në nevojën për të punuar në mënyrë që rendi multipolar i botës reflektohet në sistemin financiar ndërkombëtar.

 

Në çdo rast, BRICS janë të bashkuar dhe thashethemet sipas të cilave do të kishte pasur fërkime mes vendeve të grupit u mohuan sot edhe nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov.

 

Në dokumentin përfundimtar të miratuar nga grupi, përveç ripërsëritjes së angazhimit për ndërtimin e marrëdhënieve të bazuara në parimet e multipolaritetit, BRICS nënvizoi vlefshmërinë e shqetësimeve në lidhje me temën e sigurisë, veçanërisht në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

 

Vendet e BRICS-it kanë përsëritur, në fakt, nevojën për të futur një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës, dhe kanë denoncuar gjithashtu sulmet izraelite kundër organizatave humanitare, duke ftuar të gjitha palët e përfshira në konflikt të tregojnë moderim.

 

Pas përfundimit të takimeve shumëpalëshe, filluan takimet dypalëshe.

 

Në veçanti, presidenti rus shfrytëzoi edhe një herë mundësinë për të forcuar lidhjet me Iranin, Turqinë dhe Venezuelën.

 

Gjatë takimit me homologun e tij iranian, Masud Pezeshkian, presidenti Putin deklaroi se Moska dhe Teherani duhet të konsolidojnë dinamikën pozitive të bashkëpunimit ekonomik, duke shfrytëzuar gjithashtu mundësitë e mëtejshme për bashkëpunim në skenën ndërkombëtare të ofruar nga anëtarësimi i Iranit në BRICS.

 

Duke pritur diktatorin komunisto-çavist venezuelian, Nikolas (Nicolas) Maduro, homologu rus më në fund shprehu vlerësimin për mbështetjen e Venezuelës për Rusinë e cila duhet t'i rezistojë një lufte hibride të vendosur kundër saj.

 

Është shumë e rëndësishme të vendosen marrëdhënie në fushat financiare dhe bankare me varësi vetëm nga monedhat kombëtare”, përsëriti presidenti Putin, duke vlerësuar dëshirën e Karakasit për t'u bashkuar me punën e BRICS-it.

 

Ndërsa për Turqinë, gjatë bisedimeve me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan), presidenti Putin nënvizoi se të dy vendet po bashkëpunojnë aktivisht në sektorin e energjisë, veçanërisht në lidhje me gazin dhe ndërtimin e termocentralit bërthamor Akkuyu.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page