top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRESHIA | NJË I ARRESTUAR PËR SULM ME THIKË NDAJ BASHKËSHORTES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 4
  • 1 min read

Breshia, Itali | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:

1- Një grua 45-vjeçare u plagos rëndë mëngjesin e sotëm në Kapriolo (Capriolo), në zonën e Breshias, pasi u sulmua me thikë nga bashkëshorti i saj, gjatë një grindjeje në shtëpi.


Alarmi u dha rreth orës 9:40 të mëngjesit, kur 118 kërkoi ndërhyrjen e një patrulle nga Stacioni i Karabinierëve.


Gruaja ishte shtrirë në rrugë me lëndime në qafë.


Hetimet penale paraprake zbuluan se sulmi kriminal ndodhi pas një grindjeje të vogël, e cila, filloi brenda shtëpisë dhe vazhdoi në rrugë.


Gruaja u godit me thikë nga bashkëshorti i saj 51-vjeçar.


Viktima u dërgua në spitalin Spedali Civili në Breshia (Brescia) në gjendje kritike.


Burri u arrestua nga karabinierët që mbërritën në vendngjarje.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page