BRESHIA; ITALI | AT ÇIRO (CIRO) PANIGARA U VENDOS NË ARREST SHTËPIE; AKUZOHET PËR SULM SEKSUAL NDAJ TË MITURVE; ME KËRKESË TË DIOQEZËS DHA DORËHEQJEN SI FAMULLITAR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 16
- 2 min read

Breshia, Itali | Një prifti nga Breshia (Brescia) ka marrë një urdhër kujdestarie dhe është në arrest shtëpiak me akuzën e dhunës seksuale të rënduar nga mosha e mitur e viktimave.
Ky është At Çiro (Ciro) Panigara, i cili, në fillim të vitit dha dorëheqjen si famullitar i Shën Palit (San Paolos), me kërkesë të dioqezës, pasi një djalë i ri raportoi se i ishte nënshtruar marrëdhënieve seksuale nga prifti.
“Janë shfaqur situata dhe elementë kritikë që rekomandojnë ndërprerjen e menjëhershme të përvojës në komunitetin e famullisë”, shkruante peshkopi i Breshias (Brescias), Pierantonio Tremolada, në një letër që u lexua në kishë.
“Konfuzioni që shkakton ky vendim tek të gjithë ju besimtarët është i kuptueshëm”, shtoi ai.
Famullitari ka dhënë dorëheqjen për të vazhduar rrugëtimin e tij personal me më shumë liri.
Përveç episodit që çoi në dorëheqjen e tij, prifti akuzohet për incidente të tjera që lidhen me vitet 2011-2013, kur ai shërbente në një famulli në Adro, në Frankiakorta (Franciacorta), gjithashtu në provincën e Breshias.
Viktimat e supozuara në ato raste ishin edhe të mitur që i ishin besuar për veprimtari famullitare.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments