top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRAZILI ËSHTË DUKE ULUR EMETIMET E GAZËRAVE SERRË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 29, 2023
  • 1 min read

Brazilia, Brazil | Observatori i Klimës ka njoftuar se në vitin 2022 ka pasur një tkurrje të emetimeve të gazeve serrë në Brazil. Krahasuar me një vit më parë, në fakt, në vitin 2022 emetimet janë ulur me 8%.


Pavarësisht reduktimit, nënvizon Observatori, është niveli i tretë më i lartë i dioksidit të karbonit të lëshuar në atmosferë, në serinë historike që filloi në vitin 2005, pas rekordeve të viteve 2019 dhe 2021.


Midis viteve 2029 dhe 2022 Brazili lëshoi ​​9.4 miliardë tonë bruto të gazeve serrë, dhe është përgjegjës për 3% të emetimeve globale (e gjashta në nivel global pas Kinës, Shteteve të Bashkuara, Indisë, Rusisë dhe Indonezisë).


Në uljen e emetimeve ka kontribuar ulja e lehtë e shkallës së shpyllëzimit në Amazonë, dhe reshjet rekord të shiut që kanë favorizuar gjenerimin e energjisë nga hidrocentralet, dhe uljen e përdorimit të termocentraleve fosile.


Ndryshimet në përdorimin e tokës përbënin 48% të emetimeve të gazërave serrë në vitin 2022, ndërsa bujqësia përbënte 27%.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page