top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BRAZILI GODITI MONOPOLIN KRIMINAL TË INTERNETIT | ORGANIZATAT KRIMINALE KONTROLLOJNË FURNIZIMIN ME INTERNET NË TETË NGA DHJETË FAVELA NË RIO DE ZHANEIRO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 11
  • 1 min read
ree

Rio de Zhaneiro, Brazil | Në tetë nga dhjetë favela në Rio de Janeiro, Brazil, shërbimi i internetit kontrollohet në mënyrë të detyruar nga organizatat kriminale.


Kjo zbulohet nga një hetim i Sekretariatit Shtetëror të Sigurisë Publike (SESP), i cili, zbuloi se kontrolli i lidhjeve është një burim kryesor i të ardhurave për trafikantët e drogës dhe milicitë paraushtarake.


Për të luftuar këtë fenomen, SESP-ja arriti një marrëveshje me Agjencinë Kombëtare të Telekomunikacionit (ANATEL), e cila, çoi në pezullimin e rregullit që përjashtonte ofruesit e vegjël me më pak se 5000 lidhje nga marrja e autorizimit.


Boshllëku rregullator po shfrytëzohej nga kriminelët, përmes kompanive fasadë të lidhura me trafikantët dhe milicitë”, tha Sekretari i Sigurisë Viktor (Victor) dos Santos në një deklaratë të dërguar agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, duke shtuar se rregullimi është një hap i rëndësishëm drejt asfiksimit financiar të krimit të organizuar.


Anatel ka treguar ndjeshmëri ndaj kërkesave tona, duke promovuar një ndryshim të projektuar për të dhënë rezultate duke dobësuar krimin”, shtoi Drejtori i Inteligjencës, Pablo Sartori.


Është një veprim i strukturuar, me një ndikim të vërtetë dhe të qëndrueshëm”, përfundoi ai.


Hetime të shumta kanë konfirmuar se grupet kriminale sabotojnë rrjetet zyrtare dhe kërcënojnë banorët dhe tregtarët për të imponuar shërbimet e tyre, shpesh nën standard dhe me tarifa arbitrare, duke forcuar kështu kontrollin e tyre territorial.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page