MOT I KEQ NË BRAZIL: DY TË VDEKUR DHE GATI 3 MIJË TË ZHVENDOSUR NGA SHIRAT E RRËMBYESHËM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20
- 1 min read

Brasilia, Brazil | Dy persona kanë vdekur, një është zhdukur dhe gati tre mijë persona janë zhvendosur nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur shtetin brazilian të Rio Grande do Sul në orët e fundit.
Në një buletin zyrtar, Departamenti i Mbrojtjes Civile, raporton se vala e motit të keq ka goditur tashmë 86 komuna, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje toke dhe ndërprerje të trafikut në rrugë të shumta.
Gati 2000 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në komunat Santa Maria, Encruzilhada do Sul, Cachoeira do Sul, Arvorezinha, Jaguari dhe Santa Cruz do Sul.
984 të tjerë janë transferuar në strehimore të përkohshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments