BORDI I PAQES | LISTA E PLOTË E VENDEVE ANËTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), mbajti të enjten në Uashington takimin përurues të Këshillit të tij të ri të Paqes, me nëntë anëtarë që premtuan 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën.
Eventi u mbajt në Institutin Amerikan të Paqes, i cili, tani mban emrin e Presidentit Tramp (Trump). Disa aleatë kryesorë të ShBA-ës nuk janë bashkuar me bllokun; mungonin.
Një numër vendesh, përfshirë Gjermaninë, Italinë, Norvegjinë, Zvicrën dhe Mbretërinë e Bashkuar, dërguan vëzhgues zyrtarë në takim.
Çfarë është Këshilli i Paqes?
Këshilli lindi nga plani i Presidentit Tramp (Trump) për t'i dhënë fund konfliktit në Gazë, i cili, përfshinte një armëpushim me Izraelin të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara në tetor.
Por armëpushimi mbetet i brishtë dhe plani i presidentit amerikan është zgjeruar për të marrë përsipër një mision më ambicioz; t'i japë fund konflikteve të tjera në të gjithë botën, jo vetëm në Lindjen e Mesme.
Cilët janë anëtarët dhe cilat vende përfaqësohen?
Edhe pse ftesat janë dërguar në dhjetëra vende, jo të gjitha kanë rënë dakord të marrin pjesë në këshill së bashku me ShBA-ës.
Vendet që pranuan janë:
1- Shqipëria.
2- Argjentinë.
3- Armenia.
4- Azerbajxhani.
5- Bahrein.
6- Bjellorusia.
7- Bullgaria.
8- Kamboxhia.
9- Egjipti.
10- El Salvadori.
11- Hungaria.
12- Indonezi.
13- Izrael.
14- Jordania.
15- Kazakistani.
16- Kuvajti.
17- Kosova.
18- Maroku.
19- Mongolia.
20- Pakistani.
21- Paraguai.
22- Katari.
23- Arabia Saudite.
24- Turqia.
25- Emiratet e Bashkuara Arabe.
26- Uzbekistani.
27- Vietnami.
Vende të tjera, përfshirë shumë shtete evropiane, zgjodhën të mos merrnin pjesë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments