BOLIVIA LIDHI MARRËVESHJE ME KINËN PËR NXJERRJEN E LITIUMIT NGA SHKRETËTIRA E UJUNIT (UYUNI) | REZERVAT ARRIJNË NË 23 MILIONË TONË LITIUM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 27, 2024
- 1 min read

La Paz, Bolivi | Qeveria Boliviane ka nënshkruar një kontratë me kompaninë kineze Hong Kong CBC Investment Limited për ndërtimin e impianteve me teknologji të drejtpërdrejtë të nxjerrjes së litiumit nga shkretëtira e kripës Ujuni (Uyuni), në jugperëndim të vendit të Amerikës së Jugut.
Kontrata u nënshkrua nga presidenti i kompanisë shtetërore Yacimientos del Litio Bolivianos (YLB), Omar Alakron (Alarcón) dhe përfaqësuesi ligjor i CBC-së, Chunsheng Ma, në një ceremoni në pallatin qeveritar ku morën pjesë presidenti Bolivian Luis Arke (Arce) dhe ministri i Hidrokarburet dhe Energjia, Alejandro Gallardo.
“Është një ditë e veçantë për popullin tonë që i ka vendosur shpresat e tyre në këtë proces industrializimi që ka vënë syrin në kriporet tona për të mirën e bolivianëve”, tha presidenti Arke (Arce), duke kujtuar se vendi i tij ka rezerva që arrijnë në 23 milionë tonë litium.
“Investimi total i BNK-së është 1.03 miliardë dollarë”, shtoi presidenti, ndërsa ministri i tij i hidrokarbureve siguroi se në dy komplekset industriale do të prodhohen 35 mijë tonë karbonat litium në vit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments