BOLIVI | PRESIDENTI I DJATHTË RODRIGO PAZ: PAS VOTIMIT PËR TË ZËVENDËSUAR PROKURORIN E PËRGJITHSHËM U KRYEN KËRCËNIME ME VDEKJE NDAJ PARLAMENTARËVE.

La Paz, Bolivi | “Presidenti i djathtë Rodrigo Paz ka denoncuar kërcënimet ndaj disa parlamentarëve, ministrave dhe familjeve të tyre pas zëvendësimit të prokurorit të përgjithshëm të shtetit”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “El Deber”.
Sipas presidentit Paz, disa ligjvënës morën mesazhe në WhatsApp drejtuar familjeve të tyre pasi morën pjesë në seancën parlamentare që ndryshoi ligjin për shërbesën publike dhe çoi në zëvendësimin e z. Roger Mariaka (Mariaca), i arrestuar dhe i mbajtur në paraburgim si pjesë e një hetimi penal paraprak për organizatë të dyshuar kriminale, trafikim të substancave të kontrolluara dhe mbrojtje nga trafikimi i drogës, me z. Jose Armando Urioste, të emëruar prokuror të përgjithshëm të përkohshëm.
“Shumë ligjvënës kanë marrë kërcënime me vdekje kundër familjeve të tyre”, tha presidenti Paz gjatë një eventi në Trinidad, në departamentin e Beni-t, duke shtuar se disa ministra i kishin raportuar gjithashtu se anëtarët e familjeve të tyre po kërcënoheshin dhe tha se merrte kërcënime çdo ditë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments