REVISTA GJERMANE “DER SPIEGEL”: OFICERI NAZIST KLAUS BARBIE I NJOHUR SI “KASAPI I LIONIT” PAS L2B U ARRATIS NË BOLIVI DHE BËRI BIZNES KOKAINE ME PABLO ESKOBARIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 days ago
- 2 min read

La Paz, Bolivi | Sipas një raporti hetimor nga revista gjermane “Der Spiegel”, krimineli nazist i luftës Klaus Barbie ishte i përfshirë drejtpërdrejt në krijimin e një prej karteleve më të mëdha të drogës në Amerikën e Jugut.
Raporti, i botuar sot, kujton se “Kasapi i Lionit” dhe ish-kreu i Gestapos në qytetin e pushtuar francez, iku në Bolivi pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Kreu i Gestapos Barbie u arrestua pasi u gjurmua nga çifti më i famshëm i gjuetisë së nazistëve në Francë, Serge Klarsfeld dhe gruaja e tij Beate.
I ekstraduar nga Bolivia në Paris në vitin 1983, ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1987 për krime kundër njerëzimit dhe vdiq në burg katër vjet më vonë.
Sipas revistës “Der Spiegel”, Barbie, i cili, jetonte nën emrin e rremë Klaus Altmann, u bë konsulente sigurie në vitet 1970 për bosin bolivian të drogës Roberto Suarez Gómez, i njohur si “Mbreti i Kokainës”.
Djali i z. Suarez Gómez, Gary, i tha revistës gjermane se z. Barbie ishte një person i rëndësishëm për babanë tim sepse ai dinte për sigurinë, strategjinë ushtarake dhe punën e shërbimeve sekrete.
Dhëndri i z. Suarez Gómez, Gerardo Kabalero (Caballero), i tha revistës “Der Spiegel” se z. Barbie na ndihmoi shumë, gjithashtu për të punuar me z. Pablo Escobari, shefin e Kartelit kolumbian Medellín.
Z. Barbie u rekrutua si agjent anti-komuniste nga Shërbimi Sekret i ShBA-ës pas Luftës së Dytë Botërore, dhe Uashingtoni më vonë i kërkoi falje Francës që e ndihmoi z. Barbie t’i shpëtonte drejtësisë.
Një raport i CIA-s i muajit maj të vitit 1974 zbulon se agjentët e agjencive amerikane dyshonin se z. Barbie ishte e përfshirë në trafikun e drogës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments