BOLIVI | 13 VETA KANË VDEKUR NGA TEMPERATURAT E LARTA MBI 40 GRADË CELCIUS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 21, 2023
- 1 min read

Bolivi | Një alarm i nxehtësisë u ndez në Bolivi, me temperatura mbi 40 gradë në shumë zona. Aktualisht ka të paktën 13 vdekje të dyshimta.
Është ministrja e Shëndetësisë dhe Sportit, Maria Reni Kastro (María Renée Castro), ajo që saktëson se vdekjet vijnë si pasojë e goditjes së të nxehtit, dhe se viktimat, pavarësisht se kanë vuajtur nga patologji të tjera të mëparshme, janë konstatuar me shkallë shumë të lartë dehidrimi.
Temperaturat shumë të larta theksojnë murtajën e zjarreve në pyje, me hektarë pyje janë prerë dhe djegur me qëllim për të rritur sipërfaqet bujqësore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments