BILL GEITS E KONSIDERON INTELIGJENCËN ARTIFICIALE SI BURIM RREZIKU BËRTHAMOR.
- Erton Duka

- Aug 7, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Miliardieri Bill Geits (Bill Gates) së fundmi ka bërë një parashikim, duke u shprehur se ndihet i alarmuar, për mënyrën sesi inteligjenca artificiale mund të ndikojë në botën e punës. Ai ndihet “veçanërisht i shqetësuar nga fakti se inteligjenca artificiale është shtytja e fundit për të ringjallur një katastrofë bërthamore si ajo e Hiroshimës dhe Nagasakit më 1945”, dhe e konsideron rrezik me nivel të lartë në plan global. “Po flas për një garë armatimi përmes së cilës inteligjenca artificiale mund të përdoret për të dizajnuar dhe nisur sulme kibernetike kundër vendeve të tjera”, – shkruan ai në blogun e tij personal, “Gates Notes”. Sipas tij kjo më pas mund të shkaktojë një “luftë të ftohtë globale, që mund të vërë jetën e miliona njerëzve në rrezik serioz.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)


























Comments