BILISHT: EDI MULLAMAKE U ARRESTUA; TREGTAR DROGE ME PAKICË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jun 15
- 1 min read

Bilisht, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Edi Mullamake, me moshë 28 vjeç, banues në Bilisht.
Njoftim | Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza, në zonën e Bilishtit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Dozat”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 28 vjeç, banues në Bilisht, i cili shiste lëndë narkotike të dyshuar kanabis, në doza në qytetin e Bilishtit.
Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 22 vjeç, banues në Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se kishte blerë një sasi kanabisi nga 28-vjeçari.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e prova materiale dhjetëra doza kanabisi të ndara gati për shitje, një sasi kanabisi në formë boçe, 2 peshore elektronike dhe 2 aparate celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments