top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BILISHT: BESIM STENA MBETI I VDEKUR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK | AUTOMJETI DREJTOHEJ NGA BESART KYÇYKU I CILI U SHOQËRUA NË KOMISARIATIN VENDOR TË POLICISË SË SHTETIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Bilisht, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Z. Besim Stena, me moshë 67 vjeç, mbeti i vdekur në aksident automobilistik.

 

Konkretisht, rreth orës 11:10, një motomjet i drejtuar nga z. Stena u përplas me një automjet të drejtuar nga z. Besart Kyçyku, me moshë 25 vjeç.

 

Njoftim | Devoll/Informacion paraprak.

 

Rreth orës 11:10, në hyrje të qytetit të Bilishtit motomjeti me drejtues shtetasin B. S 67 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. K., 25 vjeç.

 

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi B. S.

 

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page