BERLIN: 100 MIJË VETA MORË PJESË NË FESTËN E QUAJTUR “RAVE THE PLANET” NË RRUGËN E GJERË “17 QERSHORI” | 89 TË HELMUAR NGA DROGËRAT DHE NGA ALKOOLI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 13
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Dhjetëra njerëz u helmuan dhe u sëmurën rëndë gjatë një feste tekno të mbajtur dje në Berlin, të quajtur “Rave the Planet”, në rrugën e gjerë “17 Qershor”.
Sipas bilancit të zjarrfikësve, të cituar nga enti mediatik “Bild”, numri i të helmuarve është 89, 69 prej të cilëve përfunduan në spital.
Sipas tabloidit, disa të rinj thuhet se janë në rrezik vdekjeprurës.
Policia sqaroi se në rave morën pjesë rreth 100000 njerëz dhe se u zhvillua në mënyrë paqësore dhe pa incidente.
“Sëmundjet e raportuara, të shkaktuara nga abuzimi me alkoolin dhe drogën, janë simptoma klasike të eventit”, sipas organizatorëve, të cituar përsëri nga enti mediatik “Bild online”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments