top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HELMIMI I QYTETARËVE NË BULQIZË: MBI 50 VETA TË SHTRUAR NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 8, 2024
  • 1 min read
ree

Bulqizë, Shqipëri | Mbi 50 veta janë paraqitur në spitalin e Bulqizë për të marrë ndihmë mjekësore, sepse kanë shfaqur shenja helmimi.

 

Sipas informacioneve të paraprake, dyshohet se ata janë helmuar nga uji i pijshëm.

 

Nga ana e mjekëve dyshohet gastroenterit akut.

 

Komisariati i Policisë Bulqizë ka marrë njoftim se disa shtetas banorë të bashkisë Bulqizë, ishin paraqitur në spital për ndihmë mjekësore me simptoma helmimi.

 

Me marrjen e njoftimit është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të helmimit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page