top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BEOGRAD | 30 DITË BURG PËR ISH-USHTARIN E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS MIT’HAT LOZHANI; ASNJË AKUZË PENALE ZYRTARE; PËRNDJEKJE POLITIKE E MBËSHTETUR MBI URREJTJE NACIONALISTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
Z. Mit’hat Llozhani
Z. Mit’hat Llozhani

Beograd, Serbi | Autoritetet vendore të gjykimit penal shqiptuan masë sigurimi vetjake “arrest në burg” me afat tridhjetë (30) ditor për:

1- Z. Mit’hat Llozhani; ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).


Ai u arrestua ndërkohë që po udhëtonte nga Republika Federale e Gjermanisë për në Republikën e Kosovës (duke kaluar tranzit nëpërmjet territorit serb).


Deklaratë | Prej burgut të vogël e kanë transferuar në Beograd.


Me avokat kanë biseduar, avokati nesër do të hyjë ta vizitojë sepse askush tjetër nuk ka të drejtë.


Avokati nesër do të shkojë, për momentin është atje. E mira e kësaj është që nuk i ka dalë që është në kërkim në listën e veteranëve.


Ia kanë zënë kartelën në xhep, makinë apo diku, ata po thonë që në xhep, por ne nuk e dimë sigurt.


Po thonë që me maltretu në burgun e madh që e kanë transferuar nuk ma merr mendja, sepse është në mbikëqyrje të tonëve.


Nuk e kanë lënë askënd të huaj sepse ende nuk ka aktakuzë, derisa nuk i shpallët nuk e lënë askënd të hyjë përveç avokatit nesër, atëherë ta shoh për çka po e akuzojnë, kryesorja që nuk është dalë në kërkim, siç i kërkojnë veteranët, u tha në një deklaratë.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page