top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRISHTINË | RILIND KRASNIQI DENONCOI SE AUTORITETET I SHKELËN TË DREJTAT GJATË KALIMIT TRANZIT NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SERBISË; I KONFISKUAN TELEFONIN + 2500 € + SENDE TË TJERA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read
Z. Rilind Krasniqi
Z. Rilind Krasniqi

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Z. Rilind Krasniqi, denoncoi se autoritetet serbe e kanë keqtrajtuar gjatë kalimit tranzit në territorin e Republikës së Serbisë.


Ai denoncoi se autoritetet serbe i konfiskuan:

1- Një shumë të hollash prej dy mijë e pesëqind (2500) €.

2- Aparatin e lëvizshëm telefonik.

3- Sende personale.


Ai apeloi që të shmanget kalimi në territorin serb.


Deklaratë | Të dashur miq,


Dua t’ju njoftoj mes këtij shkrimi.


Sot kalova nëpër Serbi, kisha një kohë që s’kam kaluar në këtë tokë dhe sot jam bastisur nga disa çetnikë serbë.


Ata më gjetën foto në telefon edhe në Facebook të babës tim që ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare, foto të Adem Jasharit, foto të Vesel Arucit, foto e Mujë Krasniqit.


Ata më bastisën rreth një orë, më kontrolluan shumë dhe më morën gjëra personale, si dhe para në vlerë 2,500 €.


Edhe ju apeloj që të mos kaloni nëpër atë vend çetnikësh, thuhet në njoftimin e tij, të botuar në rrjetin social virtual “Facebook”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page