top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SERBI | VETERANI I USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS MIT’HAT LOZHANI U ARRESTUA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u arrestua nga autoritetet serbe.


Ky akt u krye paraditen e 5 shkurtit”, u tha nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) dhe nga avokati Arianti Koçi.


Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Gazmend Syla, tha për entin mediatik “Radio Evropa e Lirë” se z. Mit'hat Lozhani u arrestua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë dhe se gjatë kontrollit, i është gjetur në xhep kartela e anëtarësisë së veteranit të UÇK-së.


Avokati Koçi tha se arrestimi ndodhi rreth orës 11:00.


Sipas tij, ky rast nuk është i izoluar, pasi arrestimet e shtetasve të Republikës së Kosovës që kalojnë nëpër territorin e Republikës së Serbisë po përsëriten.


Avokati Koçi kërkoi nga autoritetet e Republikës së Kosovës që të reagojnë për këto arrestime, pa përjashtuar edhe masa politike, përfshirë edhe mbylljen 24-orëshe të kufirit, nëse arrestimet vazhdojnë.


Nga ana ime në cilësinë e avokatit, po bëhet maksimumi i mundshëm. Megjithatë, mbrojtja efektive e qytetarëve të Kosovës nuk mund të mbetet vetëm në nivel individual. Kjo është përgjegjësi e shtetit, brenda dhe jashtë kufijve të tij”, tha ai.


Autoritetet serbe kanë arrestuar vazhdimisht shtetas të Republikës së Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë në periudhën kohore midis viteve 1998-1999 (vetëm në vitin 2025 u regjistruan disa arrestime të tilla).


Autoritetet serbe në Kalimin Kufitar të Batrovcit, arrestuan M.L. (1980), nga Peja, për shkak të dyshimit te bazuar se ai ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile”, tha Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç.


I dyshuari është urdhëruar të mbahet në paraburgim deri në 48 orë, pas së cilës ai do të sillet në Zyrën e Prokurorit Publik për Krime Lufte me një kallëzim penal”, tha ai.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page