BE: RREGULLA TË REJA PËR DHUNËN NDAJ GRAVE | NDALOHET SYNETLLËKU I FEMRAVE DHE MARTESA ME DETYRIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 24, 2024
- 1 min read
Bruksel, Belgjikë | Dhoma Evropiane i dha “dritën jeshile” rregullave të para të BE-së për dhunën ndaj grave.
Teksti u miratua me 522 vota pro, 27 kundër dhe 72 abstenime.
Teksti bën thirrje për ligje më të rrepta për të luftuar dhunën kibernetike, masa për parandalimin e përdhunimit, dhe ndihmë më të mirë për viktimat.
Direktiva ndalon gjymtimin e organeve gjenitale, martesat e detyruara, dhe përcakton se siguria dhe mirëqenia e viktimave të dhunës duhet të jetë përparësia: në fakt do të jetë e detyrueshme të bëhet e aksesueshme kujdesi shëndetësor, duke përfshirë shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































