top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“BBC” FLET PËR SITUATËN NË REPBLIKËN E KOSOVËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 31, 2023
  • 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Qëndra Britanike e Tejçimit (BBC) ka raportuar gjerësisht mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Ajo thotë se SHBA ka njoftuar masa kundër Kosovës, pas injorimit të këshillave të saj, për të shmangur rritjen e tensioneve, në zonën veriore me shumicë serbe, duke shtuar se SHBA ka kritikuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për të vendosur me mjete dhunshme, kryetarët shqiptarë të komunave në veri të Kosovës. Ajo sjell në vëmendje se për këtë arsye, Republika e Kosovës është përjashtuar nga pjesëmarrja aktive, në një stërvitje të madhe dhe vazhdueshme ushtarake, të udhëhequr nga SHBA në Evropë. Ajo shprehet se protestuesit ishin përpjekur të merrnin një ndërtesë komunale, mes trazirave për vendosjen e kryetarëve shqiptarë etnikë, në zonat ku serbët përbëjnë shumicën e popullsisë.


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page