BASHKËTHEMELUESI I MICROSOFT-it BILL GEITS (GATES): SHBA-ës DUHET TË MARRIN INICIATIVËN NË RREGULLIMIN E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE; VETËRREGULLIMI NUK ËSHTË I MJAFTUESHËM.

Sep 28
1 min read
Uashington, Amerikë | Bashkëthemeluesi i Microsoftit dhe filantropi miliarder, Bill Geits (Gates), u ka kërkuar Shteteve të Bashkuara të marrin rol udhëheqës në rregullimin e rritjes së inteligjencës artificiale, por paralajmëroi se arritja e një marrëveshjeje ndërkombëtare mbi një kuadër rregullator botëror mund të jetë më e vështirë sesa negociatat e epokës së Luftës së Ftohtë për të kufizuar armët bërthamore.
“Askush nuk mendon se vetërregullimi është i mjaftueshëm.
Pra, është e nevojshme që një ligj të miratohet në Uashington”.
Kështu tha z. Geits (Gates) në emisionin “Meet the Press” të entit mediatik “NBC”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments