BILL GATES, ELON MUSK DHE SHUMË TË TJERË DYNDEN NË KINË.


Bill Gates shtrëngon duart me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin më 16 qershor, gjatë udhëtimit të parë në Kinë në katër vjet. © Xinhua/Kyodo. Pekin, Kinë | Uashingtoni dhe Pekini mund të kenë filluar më në fund të bëjnë hapa për të riparuar lidhjet e tyre të tensionuara. Por, liderët e shquar të biznesit perëndimor, kanë dyfishuar mundësitë në Kinë për disa kohë, me një sy në tregun e saj të madh, dhe bazën e prodhimit. Në mesin e atyre që po takohen me Kinën është z. Bill Geits (Bill Gates), i cili vizitoi Kinën më 16 qershor 2023, për herë të parë në katër vjet, dhe u takua me presidentin kinez Shi Xhinping (Xi Jinping). “Ne diskutuam rëndësinë e adresimit të sfidave globale të shëndetit dhe zhvillimit, si pabarazia shëndetësore dhe ndryshimet klimatike, dhe se si Kina mund të luajë një rol në arritjen e përparimit për njerëzit kudo”, shkroi bashkëthemeluesi i Microsoft në blogun e tij të takimit. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox






Comments