top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BASHKIMI EVROPIAN PARAQITI “MBUROJËN E DEMOKRACISË” (QENDËR KUNDËR LAJMEVE TË RREME).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 12
  • 1 min read
ree

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Një mburojë evropiane për të mbrojtur demokracinë nga dezinformimi; Komisioni i Bashkimit Evropian parqiti një nga iniciativat kryesore të mandatit të ri të Presidentes Ursula von der Leien (Leyen).


Plani sillet rreth krijimit të Qendrës Evropiane për Rezistencë Demokratike.


Shtetet anëtare do të jenë në gjendje të bashkohen me Qendrën në bazë vullnetare, e cila, do të shërbejë si një qendër për shkëmbime midis institucioneve të Bashkimit Evropian dhe 27 vendeve anëtare, duke lidhur strukturat ekzistuese që trajtojnë kërcënimet në hapësirën e informacionit.


U prezantua gjithashtu një strategji për një angazhim dhe mbështetje më të madhe për organizatat e shoqërisë civile dhe median.


Demokracia liberale është nën sulm. Ne po dëshmojmë fushata - përfshirë ato nga Rusia - të hartuara posaçërisht për të polarizuar qytetarët tanë, për të minuar besimin në institucionet tona dhe për të njollosur politikën në vendet tona”, tha Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Kaja Kallas.


Mburoja e re e Demokracisë Evropiane është pjesë e përgjigjes së Evropës për të mbrojtur gurët themelorë të demokracive tona; median e lirë, debatin e bazuar në fakte dhe zgjedhjet e ndershme. Nëse duam që demokracia të mbizotërojë, duhet ta mbrojmë atë më mirë”, shtoi Përfaqësuesja Kallas.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page