BASHKIMI EVROPIAN: LINJAT AJRORE TË SHMANGIN HAPËSIRËN AJRORE IRANIANE PËR SHKAK TË MUNDËSISË SË SULMEVE AJRORE AMERIKANE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 17
- 1 min read

Kolonjë (Këln), Republika Federale e Gjermanisë | Agjencia e Sigurisë së Aviacionit e Bashkimit Evropian u ka rekomanduar linjave ajrore të shmangin hapësirën ajrore iraniane për shkak të mundësisë së sulmeve ajrore të ShBA-ës dhe nivelit të lartë të gatishmërisë së ushtrisë iraniane.
Në një deklaratë, agjencia këshilloi linjat ajrore të mos operojnë në hapësirën ajrore iraniane në asnjë lartësi.
Ajo përmendi, në veçanti, situatën aktuale dhe potencialin për veprim ushtarak amerikan, i cili, i ka vënë forcat iraniane të mbrojtjes ajrore në gatishmëri të lartë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)











Comments