BASHKIMI EUROPIAN SANKSIONOI AGJENTËT E FSB-së PËR TORTURAT E KRYERA NDAJ GAZETARIT TË KRIMESË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 9, 2023
- 2 min read

Bruksel, Belgjikë | Këshilli i Bashkimit Evropian (BE) njoftoi të premten sanksione të reja ndaj gjashtë personave, që thotë se kanë kryer shkelje të të drejtave të njeriut në Krime. Gjashtë individët u veçuan nga Bashkimi Europian në veçanti për pjesëmarrje në procedurat ligjore kundër gazetarit Vladislav Jesjpenko (Vladyslav Yesypenko), i cili, u vu në shënjestër nga Rusia për pikëpamjet e tij të hapura kundër okupimit rus të Krimesë. Forcat ruse të sigurisë e arrestuan gazetarin në vitin 2021, pasi dyshohet se gjetën një granatë dore në makinën e tij. Z. Jesjpenko (Yesypenko) kundërshtoi akuzat, duke thënë se granata ishte e vendosur nga persona të panjohur. Ai gjithashtu pretendoi se ishte torturuar me goditje elektrike nga anëtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse (FSB) gjatë ndalimit të tij. Më vonë, Gjykata e Qarkut Simferopol, e cila, u krijua nga autoritetet ruse pas aneksimit të Krimesë nga 2014, e dënoi z. Jesjpenko (Yesypenko) me 6 vjet burg. Agjenti i FSB-së Vitalij Vlasov (Vitaliy Vlasov) u sanksionua nga Bashkimi Europian - të premten - për hetimin e tij ndaj z. Jesjpenko (Yesypenko), dhe për një hetim tjetër të katër dëshmitarëve të Jehovait, në vitin 2021. Z. Denis Korovin, një agjent tjetër i FSB-së, u sanksionua për pjesëmarrjen e dyshuar në torturën e z. Jesjpenko (Yesypenko). Sanksionet e Bashkimit Europian synonin gjithashtu individë të përfshirë në proceset gjyqësore kundër z. Jesjpenko (Yesypenko), të tillë, si znj. Elena Podolnaya, dhe znj. Anastasia Supryaga. Përveç kësaj, Bashkimi Europian sanksionoi z. Dliaver Berberov, gjyqtarin që dënoi z. Jesjpenko (Yesypenko), dhe z. Viktor Krapko, gjyqtarin e Gjykatës së Lartë të Krimesë, i cili, dyshohet se autorizoi kontrolle abuzive kundër z. Jesjpenko (Yesypenko), dhe të tjerëve. Disa nga individët e sanksionuar u veçuan të gjithë për pjesëmarrjen e tyre të supozuar në “fushatë sistematike persekutimi”, kundër Dëshmitarëve të Jehovait, komunitetit tatar të Krimesë, dhe pakicave të tjera fetare. Sipas Gazetës Zyrtare të Bashkimit Evropian, BE vazhdon të mos e njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia. Dokumentet e Këshillit thonë gjithashtu se Bashkimi Europian është “i shqetësuar për përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës së të drejtave të njeriut në gadishullin e Krimesë.” Federata Ruse vazhdon ta cilësojë pushtimin e gadishullit të Krimesë si një “riintegrim”. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)












Comments