top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BANKA E ANGLISË NGRITI ALARMIN PËR RREZIKUN E FLLUSKËS SË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE | SIPAS SAJ INVESTIMET E MËDHA TEKNOLOGJIKE JANË NË RAPORT TË ZHDREJTË ME FITIMET FINACIARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 hours ago
  • 1 min read
ree

Londër, Mbretëria e Bashkuar | Banka e Anglisë ka përsëritur paralajmërimin në lidhje me rrezikun e një flluske spekulative për sektorin e inteligjencës artificiale në rritje të shpejtë, duke bërë një paralele me periudhën para shpërthimit të flluskës dot-com, kur kompanitë e internetit u rritën në vlerë deri në vitin 2000, vetëm për t'u shembur më pas.


Shumë vlerësime të aseteve të rrezikshme mbeten të mbivlerësuara, veçanërisht për kompanitë e teknologjisë të specializuara në inteligjencën artificiale”.


Kjo sipas raportit gjysmëvjetor të përgatitur nga Komiteti i Politikave Financiare i bankës qendrore britanike.


Vlerësimet e tregut të aksioneve në Shtetet e Bashkuara janë pranë niveleve të tyre më të larta që nga shpërthimi i flluskës dot-com, dhe në Mbretërinë e Bashkuar, që nga kriza financiare globale  e vitit 2008”, u tha në raport.


Theksohet se investimet e bëra nga gjigantët e teknologjisë në sektorin e IA-së janë në disproporcion me fitimet e gjeneruara deri më tani.


Dallimi krahasuar me flluskën dot-com është se operatorët aktualë të IA-së kanë fluks pozitiv parash”, tha Guvernatori Endrju Beilli (Andrew Bailey) në një konferencë për shtyp, megjithëse mbeten rreziqe në lidhje me një krizë të mundshme që mund të çojë në infektim nga tregjet amerikane në ato të Mbretërisë së Bashkuar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page