KRYEMINISTRJA E BANGLADESHIT SHEIKH HASINA DHA DORËHEQJE DHE U ARRATIS NGA KRYEMINISTRIA | FITOI POPULLI OPOZITAR PAS MË SHUMË SE 300 TË VRARËSH NGA POLICIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 5, 2024
- 1 min read
Dhaka, Bangladesh | Kryeministrja e Bangladeshit Sheikh Hasina dha dorëheqje dhe u arratis.
Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Forcave të Armatosura, gjenerali Waker-Uz-Zaman, i cili në një fjalim për kombin, të transmetuar nga TV shtetëror shtoi se do të formojë një qeveri të përkohshme.
Sipas burimeve pranë tij, kryeministrja Hasina u largua nga kryeqyteti Dhaka (Dacca) pak para se demonstruesit të sulmonin rezidencën e saj zyrtare.
Ajo u largua - pa pasur kohë për t'u përgatitur - fillimisht me një autokolonë, pastaj u evakuua me helikopter.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments